Miliona njerëz në mbarë botën festojnë sot ‘Ditën e Shën Patrikut’, një nga festat më të njohura të kulturës irlandeze që nderon jetën e shenjtorit mbrojtës të Irlandës, Shën Patrikut.
Kjo festë, e cila ka origjinë historike, është kthyer ndër vite në një ngjarje të madhe kulturore që festohet jo vetëm në Irlandë, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Në kryeqytetin irlandez, në rrugët kryesore të qytetit Dublin, organizohen parada të mëdha, koncerte dhe aktivitete kulturore që tërheqin mijëra turistë çdo vit. Atmosfera festive shoqërohet me muzikë tradicionale irlandeze, vallëzime dhe aktivitete të ndryshme.
Simboli kryesor i festës është tërfili me katër gjethe, i cili lidhet me historinë e Shën Patrikut, që sipas traditës, ai e përdori këtë bimë për të shpjeguar konceptin e Trinisë së Shenjtë. Në shumë vende, njerëzit vishen me rroba të gjelbra, dekorojnë qytetet me simbole irlandeze dhe marrin pjesë në aktivitete festive që promovojnë kulturën dhe traditat e Irlandës.







