Data e sotme 23 Prill, shënon ‘Ditën e Gjuhës Spanjolle’, e krijuar nga OKB-ja në vitin 2010, për të kremtuar shumë gjuhësinë, diversitetin kulturor si dhe për të promovuar përdorimin e barabartë të të gjashtë gjuhëve të saj zyrtare të punës, të kësaj organizate.
Kjo ditë festohet edhe për gjuhën që ndryshe njihet si gjuha e dytë më e folur në botë. Është gjithashtu një ditë që nderon shkrimtarin më të njohur të gjuhës spanjolle, Miguel De Cervantes Saavedra.
Spanjishtja, siç nënkupton edhe emri, vjen nga Spanja dhe ka më shumë se 450 milionë folës amtarë në botë. Ajo vjen si gjuha e dytë më e folur, pas kinezishtes. Për më tepër, ajo është gjuha e tretë më e studiuar në botë pas anglishtes dhe frëngjishtes.
Është interesante të theksohet se më shumë se 75 milionë njerëz, flasin spanjisht si gjuhën e tyre të dytë. Për më tepër, Meksika është vendi që ka më shumë spanjisht-folës në botë. Spanjishtja është gjuha zyrtare e 19 vendeve të tjera, përveç Spanjës.