Në datën e sotme, 23 prill, besohet që kishte ardhur në jetë, mirëpo datë kjo që edhe kishte ndërruar jetë dramaturgu, poeti dhe njëherit aktori anglez, William Shakespeare, ai që me të drejtë konsiderohet gjerësisht si shkrimtari dhe dramaturgu më i njohur në botë. Për të nderuar veprat e shkrimtarit në fjalë dhe njërën ndër gjuhët që flitet nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz në botë, data e sotme i është ndarë shënimit të “Ditës së Gjuhës Angleze”. Kombet e Bashkuara u pajtuan që data e lindjes dhe e vdekjes së Shekspirit, 23 prilli, të jetë “Ditë e Gjuhës Angleze”, pasi në kohën kur po shkruante Shekspiri, në shekujt 16 dhe 17, gjuha angleze po kalonte nëpër shumë ndryshime dhe krijimtaria e Shekspirit, kontribuoi në futjen e qindra fjalëve dhe frazave të reja, që përdoren edhe sot kësaj dite.
Në “Ditën e Gjuhës Angleze”, po sjellim disa fakte interesante për gjuhën që flitet nga më shumë se 1.5 miliard njerëz në të gjithë botën:
- “Go!” (Shko) – është fjala më e shkurtër dhe gramatikisht e saktë në anglisht;
- Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekzistojnë 24 dialekte të ndryshme të anglishtes;
- Fjalori i parë anglez, u shkrua në vitin 1755;
- Gjatë vitit shtohen rreth 4.000 fjalë të reja në fjalorin e gjuhës angleze, që i bie nga një fjalë e re në çdo dy orë;
- Gjuha angleze është gjuhë e ajrit – Rregullat ndërkombëtare kanë përcaktuar që të gjithë pilotët duhet të identifikohen dhe të flasin anglisht gjatë fluturimit, pavarësisht nga origjina e tyre;