“Dita Botërore e Shkencës për Zhvillim dhe Paqe” e cila shënohet çdo vit më 10 nëntor, thekson rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë në debate mbi çështjet e reja shkencore si dhe rëndësinë e shkencës në jetën tonë të përditshme.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në gusht të vitit 2023, shpalli periudhën 2024-2033 si “Dekadë Ndërkombëtare të Shkencave për Zhvillim të Qëndrueshëm”, duke synuar një hap të rëndësishëm në përpjekjet globale për të shfrytëzuar njohuritë shkencore për një të ardhme më të qëndrueshme.
“Dita Botërore e Shkencës për Zhvillim dhe Paqe” këtë vit do të mbahet nën kujdesin e “Dekadës” së lartpërmendur, duke paraqitur një mundësi për të angazhuar një audiencë të gjerë, me fokus tek të rinjtë (përfshirë përmes Forumit Rinor të UNESCO-s dhe Rrjetit Rinor të Shkencës) dhe pjesëmarrësve joshkencor në zbulimin dhe eksplorimin e rolit të shkencës në digjitalizimin e botës sonë, që po ndryshon me shpejtësi.