‘Mbrotja e oqeanve’, ky ka qenë qëllimi i Kombeve të Bashkuara për të shpallur datën 8 qershor, si ‘Ditë Botërore të Oqeaneve’. Kjo ditë e cila shënohet botërisht, është një rikujtim dhe rast më shumë për të nderuar oqeanet botërore, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të tyre. Nga ana tjetër, ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean. Për shënimin e kësaj ditë, në mbarë botën organizohen aktivitete të ndryshme. E një aktivitet i tillë është organizuar edhe nga të rinj në një akuarium të Karolinës së Jugut, të cilët po e promovojnë mbrojtjen e oqeaneve përmes projktit të reciklimit të plastikës, e cila padyshim është një nga materialet që më së shumti e ka dëmtuar botën oqeanike.
Ndryshe, data e nesërme ‘8 Qershor’, është caktuar si ‘Ditë Botërore e Oqeaneve’, që nga viti 2009 dhe është një rast për të nderuar oqeanet.