Më 16 tetor, të vitit 1846, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets, në Boston, dëshmuan se përmes anestezionit ishte e mundur që pacientët t’i nënshtroheshin një operacioni kirurgjik, pa dhimbje e pa tortura.
Për të theksuar rëndësinë e kësaj dite, Radio KFOR-i, mori një prononcim nga anesteziologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, z. Labinot Buqani: “Zbulimi i anestezionit bëri të mundur që pacientët të merrnin përfitimet e trajtimit kirurgjik pa dhimbje gjatë një operacioni, e kjo datë tani është e njohur globalisht si ‘Dita Botërore e Anestezisë’. Kjo ditë, përkujton edhe demonstrimin e parë të suksesshëm të anestezisë, e cila renditet si një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e mjekësisë, e që dhe ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, në shtëpinë e Shkollës së Mjekësisë, në Harvard.”
Një nga zbulimet më domethënëse në fushën e mjekësisë është eteri. Eteri përdoret për ta bërë pacientin anestetik dhe për të kryer trajtim kirurgjik pa dhimbje gjatë një operacioni.