Disa zbulime të së shkuarës, për ditët e sotme mund të mos jenë aq të përdorshme, por janë themel i atyre që do zbuloheshin më vonë. Listës së zbulimeve më të mëdha teknologjike i prijnë telefonat, kompjuterët dhe GPS-ët.
Pajisja pa të cilën sot as që mundemi ta paramendojmë jetën, është padyshim telefoni. Zbulimi më i madh i fushës së telefonave celularë në kohën moderne, është padyshim zbulimi i manovrimit me të, përmes touch-screen (Prekja e ekranit), një revolucion që filloi me kompaninë Apple. Lehtësim në jetën e njeriut, bëri edhe zbulimi i kompjuterit që transformoi punën që dikur bëhej me makinën e shtypit. E falë GPS-it, asnjë person më nuk do të humbasë rrugën. Momentet më të bukura, më të rëndësishmet të jetës sonë, tashmë i kemi të gjithë, e për këtë meritat i ka zbulimi i kamerës dixhitale, të cilat janë aty për regjistrimin e kujtimeve të gjithsecilit.
“Muzika është jetë“ dhe prezenca e saj është tash e mijëra vite, por muzika dixhitale ka përmirësuar cilësinë e zërit. Andaj edhe zbulimi i muzikës dixhitale, është nisma e zbulimeve që pasuan në tregun muzikorë. Mundësia që ta ndërrojmë kanalin e TV nga ‘komoditeti i të qëndruarit ulur‘, është meritë e shpikjes së telekomandës, pasuar nga shpikja e mausit, pa të cilin para viteve të 60-ta, kompjuteri komandohej nëpërmjet qindra butonave të vegjël. Padyshim që edhe interneti është revolucion teknologjik, ai që bëri ‘botën më të vogël‘ dhe transformoi mënyrën e komunikimit.
Nga kohët moderne, përmendim revolucionin që solli kompania OpenAl. Me krijimin e ChatGPT deri tek chatbotët që janë integruar në pothuajse të gjitha aplikacionet e përditshme, bota po përjeton revolucion në atë që është kthyer po ashtu në frikën më të madhe të njerëzimit, e ajo është Inteligjenca Artificiale.