Që nga viti 2004, çdo vit më 14 qershor, organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”, nismë kjo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Për këtë vit, tema e fushatës është “Festimi i 20-të vjetorit të dhurimit: faleminderit dhurues të gjakut!”.
20-vjetori i “Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut”, është një mundësi e shkëlqyer për të falënderuar miliona dhurues vullnetarë të gjakut që kanë kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve në mbarë botën. Dita e sotme adreso gjithashtu sfidat e vazhdueshme të furnizimit me gjak dhe inkurajon më shumë njerëz që të bëhen dhurues të rregullt gjakut, që të ndihmojnë në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me gjak të sigurt për transfuzione të gjakut.