‘Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës’ shënohet më 2 tetor, në ditëlindjen e Mahatma Gandhit, një lider i shquar që njihet për luftën e tij paqësore për pavarësinë e Indisë, përmes mjeteve jo të dhunshme.
Kjo ditë promovon parimet e pa dhunshme, paqes dhe mirëkuptimit, duke inkurajuar individët dhe komunitetet që të zgjidhin konfliktet pa iu drejtuar dhunës. Data e sotme na shërben si një kujtesë për fuqinë e protestës paqësore dhe rëndësinë e tolerancës dhe dhembshurisë në nxitjen e ndryshimeve shoqërore. Ngjarje, diskutime dhe aktivitete të ndryshme organizohen në mbarë botën për të nderuar trashëgiminë e Gandit dhe për të promovuar një kulturë të pa dhunshme.
Është e rëndësishme të ndërtojmë një kulturë të paqes dhe të promovojmë ndërgjegjësimin për pasojat e dhunës për të parandaluar dhe adresuar këto probleme.