Në udhëtimin e gjatë të Radio KFOR-it për 20 vite, dëgjuesit tanë janë pjesa më besnike dhe e rëndësishme e ekzistencës sonë. Dëgjuesit udhëtojnë me ne, punojnë, argëtohen dhe informohen me valet tona. Dëgjuesit besnik të Radio KFOR-it treguan se çfarë e bën të veçantë Radio KFOR-in dhe pse shoqërohen me ne çdo ditë:
“Ju dëgjoj vazhdimisht, argëtohem dhe informohem me ju. Jeni më të mirët. Dita ime nuk fillon pa Radio KFOR-in”, na tha një nga dëgjuesit e radios, Z. Alko Abazi
“Radio KFOR-in e dëgjoj rregullisht, në punë, në shtëpi, në veturë. Radio KFOR-i është energjia dhe pozitiviteti i ditës sime. Faleminderit që promovoni, paqe dhe tolerancë për njerëzit në Kosovë”, tha Z. Jeton Rifati.
“Frekuencat 90.2 janë gjithmonë në veturën time. Radio KFOR-in e dëgjoj për tre arsye: muzikë, argëtim dhe tolerancën që promovoni”, shtoi më tej Z. Mentor Bobaj.
“E dëgjoj Radio KFOR-in nga ora 08:00 kur e filloj punën dhe deri në përfundim më shoqëron duke ma bërë edhe punën më argëtuese dhe në të njejtën kohë dëgjoj muzikë e informacione interesante”, u shpreh dëgjuesi, Z. Agim Zeqiri.