Ky vit po shënon vitin e 9-të të organizimit të “Green Festival” në Mitrovicë dhe vjen me një mesazh të qartë ‘Ta mbrojmë ambientin’. Në kuadër të mbrojtes së ambientit “Girls Coding Kosovo” ka bashkuar forcat me “Green Festival”, për të organizuar përgjatë vikendit një puntori verore “Code 4 Green”, që synon krijimin e aplikacioneve për të mirën e mjedisit.
Për Radio KFOR-in ka folur Menagjerja e programit “Girls Coding Kosova”, Alborita Mehana, nga e cila mësuam:
“Në këtë aktivitet janë të mirseardhur të gjithë apasionuarit edhe ata që kanë dëshirë me provu kodim edhe programim. Mesazhi i ‘Girls Coding Kosova’, është inkurajimi i grave dhe vajzave të reja e poashtu edhe të djemve të rinj në përgjithësi, me u marr me ‘Computer science’ (shkenca kompjuterike) dhe me përdor atë për të mirën e vendit.”
Puntoritë do të mbahen këtë vikend, të Shtunën dhe të Dielën, nga ora 17:00 – 20:00 në ambientin më mikëpritës të 7 arte-ve.