Nesër me 6 prill, nga ora 19:00, kino Cineplexx organizon eventin ‘Horror Night’, me filmin më të fundit horror, të titulluar “The Pope’s Exorcist”, ku për çdo biletë të blerë, klientët do të fitojnë edhe një pije falas.
Ndërsa, me datën 9 prill, kinemaja më e madhe në vend, organizon edhe eventin tjetër “Dita e Familjes”, me filmin e shumë pritur për fëmijë “Super Mario Bros. Movie”. Gjatë eventit do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrave për fëmijë, coloring pages si dhe shumë dhurata të tjera.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinematë në Prizren dhe Prishtinë, nga ora 17:00. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.