Qyteti i Pejës ka qenë ndalesa e radhës e Ekipit Ushtarak dhe Civil (CIMIC), të cilët dhuruan buzëqeshje në organizatën jo-qeveritare “Kids Planet”, kopësht ku pjesëtarë të KFOR-it dhuruan sot (23 dhjetor) pajisje medicinale, pajisje për ruajtjen dhe mbajtjen e barërave dhe shumë lodra (dhurata) për fëmijët e këtij kopshti, duke u dhuruar atyre shumë buzëqeshje në prag të festave.
Përfaqësuesi i zyrës së CIMIC-ut në KFOR, ishte i pranishëm në dorëzimin e këtij donacioni dhe me këtë rast tha: “Sot po realizojmë donacion këtu në Pejë në “Kids Planet” ku KFOR-i ka dhuruar lodra, pajisje mjekësore në këtë kopësht ku më parë kemi instaluar edhe sistemin e ngrohjes. Jemi vërtetë të lumtur që jemi këtu sot. Fëmijët janë e ardhmja jonë, e ardhmja e Kosovës dhe ne jemi këtu për t’u kujdesur për të ardhmen e Kosovës. KFOR-i është i lumtur që mund t’i ndihmojë të gjithë fëmijët në Kosovë, veçanërisht në kohë Krishtlindjesh, e kjo e bën këtë donacion edhe më të mirë. Jemi të lumtur që mund t’i ndihmojmë fëmijët, të cilët janë e ardhmja jonë dhe jemi të sigurt që brezi i ardhshëm, ata do ta bëjnë jetën tonë shumë më të mirë se sa që e kemi tani. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, uroj që viti i ardhshëm të jetë paqësor dhe i mbarë për të gjithë.”
Ndërkohë themeluesja dhe drejtoresha e OJQ “Kids Planet” znj. Hikmete Meha duke shpehur mirënjohjen e saj për donacionin e CIMIC-ut sot, tregoi ndihmën e madhe që ka përfituar organizata nga pjesëtarët e KFOR-it. “Sot bashkë me pjesëtarët e KFOR-it kemi bërë implementinin e fazës finale të projektit të filluar qysh nga shtatori i këtij viti. Bashkë kemi nënshkruar një memorandum i cili përveç pjesës së ngrohjes së kopshtit, pra është ndryshu sistemi i ngrohjes, janë përmirësuar starndardet në objektin tonë. Donacioni i KFOR-it është ndarë në tre faza ku në të parën është bërë riparimi i sistesim të ngrohjes, pastaj riparimi i dyshemesë dhe sot kemi pranuar pajisje medicinale si dhe lodra për fëmijë. Nëse kërkoni përkrahje dhe keni miq dhe një projekt që ka për qëllim përmirësimin e jetës së fëmijëve në këtë rast, gjithmonë do të gjeni njerëz që përkrahin idetë tuaja. Të vazhdojmë të besojmë, miqtë janë ata që çdo herë na mbështesin dhe KFOR-I është një mik i madh i yni, mik i djeshëm, i sotëm dhe mik i së ardhmes sonë.”
CIMIC, përmes projekteve të tyre, ka dëshmuar edhe njëherë përkushtimin dhe mbështetjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë.