Sot rikthehet mbrëmja magjike e Champions League, me zhvillimin e xhiros së katërt të fazës së grupeve. Spektakli pritet të jetë maksimal, pasi në fushë do të zbresin disa nga skuadrat më të fuqishme të kontinentit, si Liverpool, Real Madrid, PSG, Bayern Munich e Napoli.
Në orën 18:45, sytë e tifozëve do të jenë të drejtuar nga Stadio Diego Armando Maradona, ku Napoli pret Eintracht Frankfurt, në një përballje vendimtare për fatet e grupit.
Mbrëmja kulmon në orën 21:00 me “derbin” e madh të ditës, me skuadrat Paris Saint-Germain vs Bayern Munich. Dy superfuqi të futbollit evropian përballen në një sfidë që premton emocione, gola dhe spektakël. Francezët do të kërkojnë hakmarrje për përballjet e fundit, ndërsa bavarezët, në formë, synojnë të tregojnë edhe njëherë forcën e tyre në arenën ndërkombëtare.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Liverpool dhe Real Madrid do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin e parakohshëm, ndërsa skuadra të tjera si Arsenal, Inter dhe Barcelona pritet të përforcojnë pozitat në grupet respektive.







