“Dita Ndërkombëtare kundër Bullizmit”, e njohur gjithashtu si “Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Bullizmit”, për shkak të rëndësisë dhe aktualitetit në tërë botën shënohet 2 herë në vit, të premten e fundit të shkurtit dhe të premten e tretë të muajit nëntor. Kjo ngjarje, për herë të parë, u mbajt në shkurt të vitit 2008, në Amerikë, ku shumë shkolla, vende pune dhe organizata iu bashkuan fushatës për të protestuar kundër bullizmit, duke veshur një këmishë me ngjyrë rozë.
Kjo ditë është e rëndësishme për të nxitur shoqërinë të veprojë kundër bullizmit, të krijojnë mjedise më të sigurta dhe të promovojnë respektin dhe ndihmën reciproke.
Bullizmi mund të ndodhë në forma të ndryshme, duke përfshirë bullizimin fizik, verbal dhe kibernetikë. “Dita Ndërkombëtare kundër Bullizmit” është një mundësi për të mbështetur ata që janë të prekur nga ky fenomen dhe për të edukuar shoqërinë se çdo formë bullizmi është e papranueshme.







