20 Marsi shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë’, një ditë që u konceptua nga Kombet e Bashkuara me qëllimin për të çuar përpara lumturinë si një e drejtë themelore për të gjithë njerëzit.
Prandaj sygjerojmë që të buzëqeshni sa më shumë dhe të jeni miqësorë me të tjerët. Ndonjëherë një buzëqeshje e vogël që i dhuroni dikujt, mund ti ndryshojë ditën për të mirë atij personi.
Lumturia e secilit nga ne na vjen nga detajet e përditshme, por edhe disa nga dëgjuesit e Radio KFOR-it ndanë me ne arsyen e tyre të lumturisë:
“Unë jam Laurenti, unë jam i lumtur kur e shoh nënën time të lumtur”
“Unë jam Arbëri, lumturia që ndjejë në jetë është e lidhur drejtpërdrejtë me dashurinë që jap dhe marr nga familja dhe rrethi im shoqëror.”
“Unë jam Endrita, asgjë nuk më përmbush më shumë se me i pas afër njerëzit ma t`dashtun.”
Këtë vit (2020), tema e fushatës së ‘Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë’, do të jetë “Lumturia për të gjithë së bashku”.