Më 24 janar të çdo viti, bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Edukimit’, një ngjarje e rëndësishme që thekson nevojën për të garantuar një arsim cilësor dhe të arritshëm për të gjithë. Në këtë ditë theksohen sfidat që ka arsimi, në ndërtimin e një shoqërie më të fortë, më të zhvilluar dhe më të ndërgjegjshme.
Arsimimi është një nga mjetet më të fuqishme për ndryshim personal dhe shoqëror. Përmes tij, individi jo vetëm që fiton njohuri dhe shkathtësi, por gjithashtu zhvillon aftësi kritike dhe vlera qytetare. Në ditët e sotme, ka ende shumë vende dhe komunitete që ballafaqohen me sfida në qasje dhe cilësi në arsim. Shpesh fëmijë dhe të rinj janë të privuar nga arsimimi, për shkak të varfërisë, konflikteve apo diskriminimit. ‘Dita Ndërkombëtare e Edukimit’, na bën të kuptojmë se është e domosdoshme të përkushtohemi në ndihmën dhe mbështetjen e atyre komuniteteve që ende luftojnë për të siguruar një arsim e bazë të cilësuar.
Të punuarit së bashku për të siguruar arsim cilësor dhe të arritshëm për të gjithë është thelbi i një shoqërie të drejtë dhe të zhvilluar. Le të shfrytëzojmë fuqinë e arsimit, për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për brezat e ardhshëm.