Data e sotme (20 mars), i dedikohet ‘Ditës Botërore të Shëndetit Oral’, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit global për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësisë së higjienës orale. Nga popullsia e botës, 90% e njerëzve vuajnë nga sëmundjet orale gjatë jetës së tyre, shumë prej të cilave mund edhe të shmangen. Këtë e pohon për Radio KFOR-in edhe stomatologe Dr. Fatime Hasani Sadikaj, e cila mes tjerash tha: “Higjiena e mirë e gojës, nënkupton dhëmbë të shëndetshëm dhe trup e mendje të shëndoshë. Këshillohen të gjithë që të bëhet pastrimi i dhëmbëve më së paku tre herë në ditë, në kohëzgjatje prej 3-5 minuta dhe sipas nevojës të përdoren edhe penjtë interdental. Higjiena e duhur e gojës i ruan dhëmbët, mishin e gojës dhe nuk bëhet vatër e baktereve që të sulmojnë organet e tjera të trupit”, tha Dr. Fatime Hasani Sadikaj.
Organizuar nga Federata Botërore e Stomatologjisë, ‘Dita Botërore e Shëndetit Oral’ përfshinë fushata nga shoqatat kombëtare dentare nga e gjithë bota.