Me më shumë se 8 miliardë banorë në planet, dita e sotme na fton për të reflektuar mbi arritjet e njerëzimit dhe thekson rëndësinë e investimit në edukim, shëndetësi, barazi gjinore dhe zhvillim të qëndrueshëm. Çdo individ ka një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe fuqizimi i njerëzve, është çelësi për një të ardhme më të ndritur.
Çdo vit më 11 korrik, shënohet ‘Dita Botërore e Popullsisë’, një datë që na kujton rëndësinë e baraspeshës mes rritjes së popullsisë dhe burimeve që kemi në dispozicion. Kjo ditë u shpall për herë të parë nga Kombet e Bashkuara në vitin 1989, për të ngritur vetëdijen rreth çështjeve të lidhura me popullsinë globale, si shëndeti riprodhues, planifikimi familjar, zhvillimi i qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
‘Dita Botërore e Popullsisë’ na inkurajon të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për planetin tonë, duke punuar së bashku për një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.







