Ishte viti 1895, kur Wilhelm Röntgen, bëri një zbulim të jashtëzakonshëm, i cili ndryshoi krejtësisht historinë mjekësore. Rrezet X, u zbuluan rastësisht si pjesë e një eksperimenti, gjersa Wilhelm po përpiqej të përcaktonte nëse rrezet katodike mund të kalonin përmes xhamit.
Pikërisht përmes kësaj, ai zbuloi një mënyrë të re dhe inovative, për të parë se çfarë po ndodhte edhe brenda trupit të njeriut.
Falë këtij zbulimi i cili ndryshoi mjekësinë dhe botën, data e sotme, 8 nëntori, shënon ‘Ditën Botërore të Radiografisë’. Tani, në jetën moderne, rrezet X përdoren për gjëra të ndryshme, si: në mjekësi, siguri, në aeroporte, për analiza të materialeve, etj.