Në mbarë botën kultura dhe popuj të ndryshëm kanë mirëpritur hyrjen në vitin e ri 2019. Në këtë festë globale mijëra njerëz kanë pritur vitin e ri në mënyra të ndryshme.
Prishtina mblodhi qindra njerëz në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke argëtuar njerëzit me program të larmishëm artisitik me artistë dhe performanca të shumta duke përmbyllur vitin 2018 me fishekzjarre.
Në New York në kryeqendrën botërore mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin ‘Times Square’ duke pritur hudhjen e fishekzjarreve dhe atmosferën festive.
Në kryeqytetin e Kinës në Bejing turma të njerëzve kanë ndjekur shfaqje spektakulare baleti, muzike dhe aktrimi duke e kthyer këtë natë në një natë atraktive për publikun. Në mënyra të ngjashme edhe vende të tjera të botën kanë pritur vitin e ri 2019.
Ishujt Samoan ishin të parët që festuan vitin e ri në botë, ndërsa ishujt ‘Baker’ dhe ‘Hoëland’ në Oqeanin Paqësor ishin të fundit që pritën ndrrimin e moteve.