E diela e 2 gushtit do të jetë shumë e veçantë për bjeshkatarët, meqenëse ata do të ngjiten në Gurin e Kuq, që është maja më e lartë e Rugovës, me lartësi 2. 522 metra.
Kjo është hera e parë që ‘Kosova Hiking Trips’, do të organizoje ecje në këtë maje për grup më të madh se 10 persona.
Siç thonë organizatorët, deri më tani Liqenati është vizituar disa herë, mirëpo kjo është hera e parë që do të ecet deri atje me një grup më masiv.
Guri i Kuq është maje/greminë që gjendet në mes bjeshkës së Lumbardhit dhe Liqenatit,kurse për të arritur deri aty duhet ecje disa orëshe.
Për të gjithë dashamirët e bjeshkatarisë, organizatorët premtojnë një aventurë mbresëlënëse, me pamje përrallore të bjeshkëve të Rugovës, Deçanit dhe Junikut.
Më shumë informacione rreth këtij aktiviteti, mund të kuptoni përmes vegzës së mëposhtme.