Radio KFOR do të dhuroj bileta falas për edicionin e 3-të të festivalit ‘Playfest’, që këtë vit do të mbahet gjatë datave 5, 6 dhe 7 gusht, në Ferizaj. Programi i festivalit do të përbëhet nga një larmi formash të arteve të ndryshme siç janë: punëtori, seminare, fjalime, ekspozita, festival për fëmijët si dhe këtë vit do të përfshihen edhe dy zhanre më të veçanta, muzikë xhaz dhe elektronike.
Ky edicion pritet të sjell edhe artistë të shumtë në skenën e ‘PlayFest’, si: Edon, Jehonë, Altin Boshnjaku – b2b Lorik, Hajdar Berisha, Phil Evans, Lekë, Arao – b2b Meri, Gemza, Artil b2b Liburn, Pumio Space dhe Lamache.
Emrat e fituesve të biletave falas, Radio KFOR-i do ti shpallë me datën 4 gusht, ndërsa të interesuarit për të blerë më shumë bileta për festivalin në fjalë, mund të vizitojnë faqen rave-travel.com apo nëse jeni në Ferizaj, mund të vizitoni Downtown Pub ose n’Dritare.