Sot, më 3 qershor, shënohet ‘Dita Botërore të Biçikletës’, një iniciativë e Kombeve të Bashkuara për të promovuar përdorimin e biçikletës si një mjet të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe jo shpenzues.
E shpallur për herë të parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në prill të vitit 2018, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e shumta që sjell përdorimi i biçikletës në jetën tonë të përditshme dhe për mjedisin.
Biçikleta është një mjet transporti materialisht i përballueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe reduktimin e nivelit të zhurmës në qytete. Përveç kësaj, përdorimi i saj ka përfitime të mëdha për shëndetin e njeriut, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe disa llojeve të kancerit.
‘Dita Botërore e Biçikletës’ shërben si një thirrje për veprim për të gjithë që të përmirësohet infrastruktura për biçikleta, të garantohet siguria e çiklistëve dhe për të promovuar kultura të udhëtimit të qëndrueshëm.







