Dashamirët e baletit, posaçërisht prindërit e balerinëve dhe familjarët e tyre, këtë të premte (21.12.2018), do të shijojnë momente magjike nga trupa e baletit “Behija’s Dance”, përmes shfaqjes që ata do të japin, në Teatrin “Faruk Begolli, në AAB, në ora 19:00.
Balerina e njohur kosovare, e cila edhe drejton këtë trup të baletit, Behije Murtezi, në një prononcim për Radio KFOR-in, na dha më shumë hollësi në lidhje me shfaqjen respektive:
“Meqenëse jeni medium që vazhdimisht promovoni ngjarjet kulturore që zhvillohen në vend, ata që pëlqejnë të bukurën, artin dhe baletin në këtë rast, i ftoj përmes jush qe të informohen dhe të na bashkohen të premten, sepse ju premtojmë momente shumë mbresëlënëse nga balerinë shumë të talentuar dhe të lezetshëm”, tha koreografja, Behije Muretezi.
Kjo shfaqje është realizuar nga koregorafët Behije Murtezi dhe Driton Saqipi.