Britania e Madhe dhe Irlanda nuk do të kenë kundër kandidat për organizimin e “Euro 2028” në futboll, me që është Turqia, ajo e cila e ka tërhequr kandidaturën. Turqia ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e përbashkët me Italinë, për organizimin e “Euro 2032”, raporton BBC.
Ishte viti 1996, kur për herë të fundit Britania e Madhe, organizoi Kampionatin Evropian të cilin e fitoi Gjermania. Ndërsa tani, që i bie pas 31 vitesh, së bashku me Irlandën do ta organizojnë Kampionatin Evropian të vitit 2028. Në anën tjetër, FIFA ftoi vendet nga Azia dhe nga Oqeani Paqësor Jugor për të paraqitur ofertat dhe ishte Arabia Saudite që shpalli menjëherë ofertën, për organizmin e Kupës së Botës 2034.
Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka njoftuar se dëshiron të organizojë një “Turne të klasit botëror”, duke shtuar se do të frymëzohet nga pasioni i rrënjosur thellë për futbollin, i këtij vendit.
Kupa e ardhshme e Botës e vitit 2026, në të cilin do të marrin pjesë 48 kombëtare, do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.