Çdo vit, më 12 nëntor, bota shënon “Ditën Ndërkombëtare të Pneumonisë”, një ngjarje e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje të rrezikshme dhe për të promovuar masat për parandalimin dhe trajtimin e saj. Pneumonia është një infeksion i mushkërive që shkakton vdekjen e shumë njerëzve, veçanërisht të fëmijëve në të gjithë globin.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm pneumonia mesatarisht vret më shumë fëmijë sesa shkalla e kombinuar e vdekshmërisë e shkaktuar nga SIDA, fruthi apo malaria. Pneumonia, është mungesë e oksigjenit në mushkëri, që na bën të kuptojmë se sa i rëndësishëm është oksigjeni për trupin tonë dhe e bën shëndetin e mushkërive një prioritet në mbarë botën.
Organizatat ndërkombëtare, mjekë dhe aktivistë, përpiqen që të sensibilizojnë publikun për rëndësinë e parandalimit të pneumonisë përmes vaksinimit, higjienës personale dhe trajtimit të duhur. Në këtë vit (2023), le të bashkohemi për të kujtuar viktimat e pneumonisë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve duke marrë masa preventive dhe duke investuar në shëndetësinë publike. Të përpiqemi të ndërtojmë një botë ku askush të mos vdesë nga kjo sëmundje e cila mund të parandalohet dhe të trajtohet me sukses, nëse zbulohet me kohë.