Radio KFOR-i vazhdon të sjellë për lexuesit dhe dëgjuesit e saj të shumtë, shembuj të njerëzve që përhapin kulturën e mëshirës në mënyrë që të arrijnë bashkëjetesën paqësore, e cila është një nga qëllimet e përhapjes së dashurisë midis popujve dhe kombeve të ndryshme. Këtë filozofi të bashkëjetesës, e cila e bënë njeriun të jetoj në hijen e parimeve të mëdha, na e dëshmojnë dy të intervistuarat e Radio KFOR-it, të cilat i përkasin komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
“Unë kam punuar për 9 vjet në Graçanicë me vajza dhe gra të kombësisë serbe. Ne kemi një komunikim të shkëlqyeshëm, gjuha nuk është pengesë për ne sepse unë flas tre gjuhë, serbisht, shqip dhe anglisht. Klientët që vijnë tek ne janë kryesisht serbë, shqiptarë dhe romë. Nëse dikush ka dëshirë dhe vullnet për të punuar, nuk ka rëndësi se ku, me kë, ose cila është kombësia ose feja jonë. E rëndësishme është se çfarë lloj personi jeni në shpirtin tuaj”, është shprehur për Radio KFOR-in znj, Shpresa Sadiku.
Mendim të njëjtë ka edhe znj. Zorica Andrejeviç nga komuniteti serb, e cila tha: “Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në punë. Bashkëpunimi me kolegët është i shkëlqyeshëm. Asnjëherë nuk kishte rëndësi për mua nëse ndonjë nga kolegët e mi ishte i një kombësie tjetër. Ne e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit kur kemi nevojë.”
Shembuj të tillë na tregojnë që bashkëpunimi i mirëfilltë është një parakusht për paqen, sepse sjell përfitime të shumëfishta, duke kapërcyer sferat njerëzore, kulturore, sociale, politike dhe ekonomike.