Sot shënohet ‘Dita Botërore e Banakierëve’, e cila në mbarë globin festohet çdo vit me datën 24 shkurt. Puna e banakierit shpesh nënvlerësohet, megjithëse është me të vërtetë një nga më vjetrat dhe më të kërkuarat, meqë të gjithë ne shkojmë në restorante në fund të ditës, për tu relaksuar dhe për të shijuar diçka më ndryshe se sa ato gjërat që i përgatisim në shtëpi.
Sot, ne nuk mund të imagjinojmë një pijetore, bar apo klub nate pa një banakier. Ata i mbajnë klientët të furnizuar mirë me pije, veçanërisht ato alkoolike dhe sigurohen që të gjithë ne të kalojmë çaste sa më të mira në atë vend. Nëse nuk jeni të sigurt se cilën pije të merrni ose dëshironi të provoni diçka të re, atëherë lirisht mund të kërkoni ndihmë nga një banakierë.
Kush e di, ndoshta kështu do ta gjeni pijen tuaj të preferuar! Herën tjetër, kur të shijoni një natë argëtuese me miqtë tuaj, mos harroni të falënderoni banakierin apo banakieren.