Festvali multientik “BalkanFest” i cili do të mbledhë disa qindra interpretues nga të gjitha komunitetet në Kosovë, vjen me një synim të qartë, të ruajë këngët dhe vlerat tradicionale të vendit dhe shteteve të rajonit të Ballkanit.
Këshilli Organizativi “BallkanFest”-it thekson se Festivali këtë vit pritet të mbahet në hapësirën e hapur të stadiumit të shkollës në Grnçare, një vend ideal për numrin e madh të publikut, që secilin vit e tejkalon numrin e mijëra personave.
Vlen të theksohet se të gjitha komunitetet, në Kosovë (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian) do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit “BallkanFest” .
Festivali Multietnik i këngëve tradicionale, do të mbahet më 23 gusht, prej orës 17:00, në stadiumin e shkollës në Grnçare (Prizren), organizuar nga Shoqata e Kulturës “PLEJADA”, Prizren.