Sot, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil”, e cila ndihmon në gjenerimin dhe përforcimin e ndërgjegjësimit në mbarë botën, për rëndësinë e aviacionit civil ndërkombëtar, për zhvillimin social dhe ekonomik të shteteve, për të realizuar një transportim të shpejtë global, në shërbim të mbarë njerëzimit.
Ndërsa, OKB-ja dhe vendet e botës kanë miratuar tashmë “Agjendën 2030” dhe kanë hyrë në një epokë të re në zhvillimin e qëndrueshëm global, rëndësia e aviacionit nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për objektivat e “Konventës së Çikagos”, për të parë fluturimin ndërkombëtar si një mundësi për paqe dhe prosperitet global.
Tema e këtij viti për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil”, është “Të punojmë së bashku për të siguruar që asnjë vend të mos mbetet pas”.