Festat e fundvitit janë periudha më e këndshme e vitit. Viti 2020, ishte një sfidë globale në përballje me pandeminë, por ky vit ndikoi edhe që bota të jetë më e bashkuar se kurrë më parë.
Në prag të festave të fundvitit, duhet të jemi mirënjohës dhe falënderues për gjërat e rëndësishme që kemi në jetë si: shëndeti, familja, mirëqenia dhe dashuria. Por, në festat të fundvitit të gjithë ne flasim të njëjtën gjuhë dhe shprehim dëshira të ngjashme për një vit më të mbarë dhe më të shëndetshëm.
Reperi Lyrical Son, është një nga artistët më të dashur për publikun i cili uroj dëgjuesit e Radio KFOR-it për festat e fundvitit: “Përmes Radio KFOR-it, dëgjuesve tuaj ju uroj festat e fundvitit dhe Vitin e Ri, duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe lumturi në vitin 2021. Paqe, shëndet dhe dashni. Urime 2021.”
Po ashtu, aktorja serbe Millica Mandiq (Milica Mandić), kishte një urim për festat e fundvitit:
“Të gjithë e dimë që viti 2020 ishte një vit që nuk do të donim të përsëritej. Prandaj, në vitin 2021 dashuroni më shumë dhe uroj të keni shëndet. Bëhuni të lumtur dhe buzëqeshni. Urime Viti i Ri.”
Shpresojmë që viti 2021 të jetë një vit i mbarë për të gjithë, të jeni të rrethuar me shëndet të mirë dhe dashuri