Radio K4-i po e vazhdon fushatën e teknologjisë ‘HighTechK4’, e cila mëton t’ju ofroj informacionet e duhura të gjithë të interesuarve apo me më të rejat rreth kësaj fushe, në vendin tonë.
I ftuari i sotëm në studion e Radio K4-it, ishte z. Arian Vranica, nga platforma më e re në treg – ‘INSTINCT APP’, i cili tregoi se përmes këtij aplikacioni, të interesuarit kanë mundësi të fitojnë të ardhura nga rrjetet e tyre sociale dhe më tej tregoi: “Një platformë e tillë lehtëson qasjet e bizneseve për marketing. Duke gjetur kërkesat e duhura, si vendi, mosha e shumëçka tjetër. Pra, është një vend i sigurt dhe profesional, ku influencerët dhe bizneset mund të takohen në platformën INSTINCT APP. Ne do të japim edhe ide, nëse kanë nevojë, se si të realizohet një projekt i caktuar. Deri më tani, kemi mbi 2000 kërkesa për të qenë pjesë e këtij aplikacioni. Për momentin është pa pagesë, por do të ofrojmë edhe pako të veçanta për biznese, të cilat do të jenë me pagesa.”
Muaji prill në Radio KFOR, i është dedikuar kampanjës së teknologjisë, për më të rejat nga vendi nga kjo fushë, na përcillni në faqen zyrtare të Radio KFOR-it si dhe në rrjetet tona sociale, në Facebook dhe Instagram.