Në një prononcim për Radio KFOR-in, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bëri një apel pas situatës së krijuar në këtë komunë dhe paraqitjes së rastit të parë pozitiv me koronavirus në Janjevë: “Ftoj qytetarët që të përmbahen nga daljet e panevojshme, t’i përfillin rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, për ruajtjen e shëndetit publik për familjet tona, qytetarët tonë. Është mirë që të kursehemi nga daljet e panevojshme nga shtëpia. Ndihma më e madhe që do t’i bënim vendit tonë dhe shëndetit publik në Kosovë është që të përmbahemi nga daljet e panevojshme. Pa dyshim që përkushtimi i përbashkët i të gjithëve sjell produktivitet më të mirë, andaj insistimi im i vazhdueshëm dhe përkushtimi ka qenë që të gjithë qytetarët të përfillin rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe Qeverisë për t’u përmbajtur nga daljet e tepërta dhe të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapet ky virus. Është e pamundur që me i izolu në tërësi lëvizjet e njerëzve, e pamundur ka qenë me i izolu edhe ardhjet e njerëzve, por tani vetëpërmbajtja jonë nga daljet e tepruara na mundëson që ta menaxhojmë më mirë këtë situatë.”