Dita e sotme, 28 tetori, shënon një festë për të përkujtuar ditën kur animacioni u shfaq për herë të parë para shikuesve, për të nderuar lindjen e animacionit dhe shfaqjen e parë publike të imazheve lëvizëse, të projektuara.
Ishte data 28 tetor, e vitit 1892, kur në Muzeun ‘Grévin’, të Parisit, z. Charles-Émile Reynaud prezantoi për herë të parë animacionin ‘Théâtre Optique’ (Teatri Optik) dhe për të nderuar veprën e tij, data e sotme, 28 tetori, çdo vit shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Animacionit’.
Animacioni në ditët e sotme është zhvilluar shumë, që nga krijimi i filmit të parë të animuar, i cili u krijua në vitin 1908, nga artisti francez, z. Émile Cohl.
Ndërsa, një prej gjigantëve të prodhimit të filmave të animuar ‘Walt Disney’, u krijua në vitin 1923, kur vëllezërit, z. Walt dhe z. Roy O. Disney, themeluan kompaninë më të madhe të animacionit në botë.