Festivali i filmave të animuar “Anibar” po vjen me edicionin e 15-të me radhë, në qytetin e Pejës.
Këtë vit, festivali vjen nga data 15 e deri më 21 korrik, ku do vazhdoj të avokoj për një shoqëri të balancuar dhe të shëruar, duke i bërë vend diskutimit për drejtësi, autenticitet dhe vet-përmbushje, lirisë dhe mirëqenies për çdo individ.
Festivali në fjalë do të mbahet në Pejë, teksa për synim ka ndihmën në ndërtimin e një sistemi të përshtatshëm përmes vetëdijesimit dhe gjithëpërfshirjes.
Në njoftimin e festivalit thuhet se do të ndjehet një lloj revolte artistike ndaj patriarkatit nën moton “Smash the partiarchy”.







