Më 10 dhjetor, komuniteti ndërkombëtar bashkohet për të shënuar ‘Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut’, e cila na kujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo deklaratë historike përfaqëson aktin themelor të lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor, duke garantuar të drejta dhe liri bazike që i përkasin çdo individi, pa dallim race, gjinie, gjuhe, feje, kombësie apo statusi tjetër.
Të drejtat e njeriut përfshijnë një sërë të drejtash thelbësore, si e drejta për jetën dhe sigurinë, liria e shprehjes dhe e mendimit, e drejta për arsim, për punë dhe shumë të drejta të tjera themelore.
Përmes respektit, mirëkuptimit dhe solidaritetit, mund të ndërtojmë një botë ku liria dhe dinjiteti njerëzor qëndrojnë në themel të jetës sonë të përditshme.
Në këtë 10 dhjetor, le të angazhohemi të gjithë për një botë më të drejtë, më humane dhe më të barabartë.







