Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka njoftuar se ka ndarë një grant prej 248,000 dollarëve, për krijimin e “Qendrës së Edukimit BONEVET” në qytetin e Mitrovicës. Të lumtur me këtë investim janë shprehur edhe nga “BONEVET”, duke e parë këtë si projekt i cili do të bëjë bashkë të gjitha komunitete në Mitrovicë, të cilët përmes punës së bashku, do të kontribuojnë në një shoqëri më të zhvilluar.
Radio KFOR-i ka kontaktuar me shefen për Teknologji në “BONEVET”, Rinë Fetahu, e cila duke falenderuar Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, tha se kjo qendër do të jetë ambient i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, të cilët do të kenë mundësi që së bashku të identifikojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre përmes teknolgjisë: “Fatmirësisht Mitrovica ka shpehë interesim të madh për të marr pjesë në akvititetet tona, kemi edhe një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komunën e cila ka shpreh interesim me na përkrahë edhe më një lokacion fizik, e mos të flasim edhe për intresimin e qytetarëve, të cilët kanë marrur pjesë në akrtivtetet e shumta të BONEVET. Krejt këto akvitete që do t’i bëjmë në këtë qendër, kanë me nxit kurreshtjen e fëmijëve për mendim kritik, për me i zhvillu aftësitë e tyre, gjë që ka me zhvillu edhe një lidhje në mes të komunitetve të ndryshme që jetojnë në Mitrovicë, për shkak se fëmijët kanë me pas dëshirë me mësu. Kur të mësojnë së bashku, besoj që kanë me ndërtu edhe shoqëri në mes vete por edhe kanë me qenë një komunitet që së bashku kanë me mësu qysh me ndërtu vendin e vet, për ta bërë atë më të mirë dhe me ndiku pozitivisht në komunitetet e tyre.”
Në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, për fondin e ndarë për BONEVET Mitrovica, thuhet se kjo qendër do të jetë një pasuri e shkëlqyeshme për rininë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në qytetin e Mitrovicës.