Radio KFOR-i edhe një hap më afër jush! Muzika na lëviz, na mbush dhe na bën të gjallë, e radio është pikërisht ky medium që përcjell emocionet që mbart muzika. Ndërsa teknologjia po përparon drejt zhvillimit të llojeve të ndryshme të mediave, radio ka ruajtur vendin e saj në zemrat e njerëzve.
Ju mund të dëgjoni Radion KFOR-in në mënyrën tradicionale, përmes faqes sonë të internetit, mirëpo edhe duke shkarkuar falas aplikacionin e ‘Radio K4’, i përshtatur për përdoruesit e telefonave IOS dhe ANDROID.
Pa radio, një këngë nuk mund të bëhet hit, e ju tani e keni edhe një tjetër mundësi për t’i dëgjuar hitet më të reja në Radio KFOR, duke shkarkuar aplikacionin e quajtur ‘Get Me Radio!’ dhe aty vetëm me një klikim do të na keni gjithmonë afër.
Nëse nuk e keni shkarkuar ende, ky aplikacion i Radio KFOR-it, po pret që ta shkarkoni dhe të shijoni hitet botërore dhe vendase, përmes kësaj adrese: https://www.getmeradio.com/stations/radiok4902-2204/