‘Aleanca Franceze’ në Prishtinë ka organizuar një ngjarje interesante rreth zhytjes dhe botës nënujore në hapësirat e kësaj organizate, sot (30.02) duke filluar nga ora 18:00.
Të gjithë fëmijët të cilët duan të mësojnë fakte interesante dhe informacione të reja për krijesat nënujore, do të kenë mundësi të mësojnë nga instruktori i zhytjes Bekim Latifi, i cili do të mbajë një ligjeratë mbi historikun e zhytjes, pajisjet për zhytje dhe informacione të tjera mbi botën nëntokësore. Aktiviteti në fjalë është emërtuar ‘Nata e Ideve’ dhe është një ngjarje e Institutit francez, e organizuar në të gjithë botën, për t’u njohur me sfidat kryesore të kohës sonë. Më e veçanta e këtij aktiviteti do të jetë një lidhje direkte përmes Skype-it me bibliotekën “La Petite Bibliothèque ronde”, në Paris, ku fëmijët nga Kosova dhe ata nga Franca do të shkëmbejnë njohuritë e tyre rreth botës nënujore dhe mjedisit. Pjesëmarrja është falas për të gjithë fëmijët nga mosha 8 deri në 14 vjeç.