Edhe gjatë muajit shkurt, Radio K4 sjellë ngjarje të ndryshme kulturore, që priten të zhvillohen në vendin tonë. Më 10 shkurt prej orës 18h, në Termokiss do të diskutohet për skenën e muzikës alternative në Kosovë. Në anën tjetër, sot përfundon Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni i dytë, organizuar nga Portali për Kulturë Letërsi dhe Art. Festivali ka ofruar një program të ngjeshur artistik duke promovuar libra, mbrëmje autoriale, debate, diskutime, dokumentarë, video-poezi, video-ese homazhe, dhe orë poetike me autorë të zgjedhur.
‘’Bashkohu Shpëto Jetë’’ – event kulturor filantropik i organizuar nga Action for Health, do të mbahet më 8 shkurt, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë. Të gjitha të ardhurat e kësaj iniciative nga biletat dhe donacionet do të shkojnë për fëmijët e prekur me kancer. Ngjarja fillon në ora 19:00.