Edhe fillimi i muajit prill, do na sjellë ngjarje të ndryshme kulturore, që priten të zhvillohen në vendin tonë.
Me datën 11 prill, nga ora 14:00 dhe 20:30, do të keni mundësi të shihni premierën e filmit ‘Adnan Kafazi’, në kino ‘Jusuf Gërvalla’, në Pejë.
Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK), prej kohësh organizon shfaqje mysafire me fokus kryeqendrat shqipfolëse të rajonit. Të martën me 11 prill, TKK do të sjell në Prishtinë shfaqjen “Molly”, prej orës 20:00.
Premierën e parë për vitin 2023, të titulluar ‘Time’, Baleti Kombëtar i Kosovës do ta sjell për artdashësit me datën 13 prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 20:00.
Këto ishin vetëm disa nga aktivitetet që pritet të zhvillohet përgjatë fillimit të muajit prill, 2023 në Kosovë.