Organizuar nga Biblioteka Komëbtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të Ditës Botërore të Librit, sot (23 prill), në ora 14:00, do të zhillohet një aktivitet që për temë ka , të drejtën e autorit.
Fillimisht do të realizohet një diskutim i shkurtër përkitazi me temën e lartë cekur, për të vazhduar me arte letrare dhe muzikore. E veçanta e kësaj ngjarjeje është fakti se panelistë në këtë diskutim do të jenë edhe fëmijët, të cilët do të tregojnë se çfarë mendojnë ata për ‘Raportin e të rriturve me librin’.
Këto aktivitete janë përkrahur dhe organizuar nga organizata joqeveritare ETEA