E buzëqeshura të sjell vetëm gjëra pozitive. Për ta kaluar një ditë sa më energjike dhe produktive, rekomandimi kryesor është që ta nisni atë duke qeshur. Tanimë edhe shkenca njeh përfitimet e shumta, madje edhe shëndetësore nga buzëqeshja, një ndër të cilat është edhe forcimi i sistemit imunitar, ajo që na duhet më së shumti gjatë këtyre ditëve.
Në vazhdim të këtij artikulli do të sjellim tek ju disa nga përfitimet shëndetësore nga buzëqeshja, por edhe mesazhet që përçon tek të tjerët një fytyrë e buzëqeshur.
- Qesh për të forcuar sistemin imunitar – kështu që nuk prekemi shpesh nga sëmundjet.
- Qesh për të minimizuar dhimbjen – një hulumtim i vitit 2012 ka zbuluar se buzëqeshja pakëson dhimbjet, pasi gjatë buzëqeshjes lirohet endorfina, hormoni i lumturisë.
- Buzëqeshja shkrin kaloritë – kur buzëqeshni, përshpejtohet puna e zemrës për 10-20 për qind. Kështu që 10-15 minuta qeshje në ditë shkrijnë rreth 40 kalori.
- E qeshura forcon zemrën – të qeshurit rrisin qarkullimin e gjakut përmes venave, mesatarisht për 22%. Shkencëtarët kanë gjetur se buzëqeshja mbron sistemin kardiovaskular.
- Buzëqeshja është formë e ushtrimeve – derisa qeshim aktivizohen muskujt në bark, ndërsa vetë aktivizimi i tyre mund të krahasohet me pompat, të cilat i bëjmë për një bark më të rrafshët.
- E qeshura përmirëson humorin – ju do të ndihni më pozitiv dhe energjik nëse buzëqeshni më shumë.
- Buzëqeshja ndihmon për të forcuar vetëbesimin – është vërtetuar se buzëqeshja heq stresin, gjë që ndikon në rritjen e vetëbesimit.
- Buzëqeshja është një mjet i fuqishëm i komunikimit, një magnet për të tërhequr njerëzit
- Buzëqeshja dërgon mesazhe, se ‘ndihem mirë dhe jam i gatshëm për të bashkëpunuar’
Andaj, Radio KFOR-i iu rekomandon që të buzëqeshni sa më shumë dhe ta kujtoni thënien e Çarli Çaplin se ‘Një ditë e kaluar pa buzëqeshje, është një ditë e humbur kot’.