Në prani të zyrtarëve të komunës së Mitrovicës, pjesëtarëve të komuniteteve dhe përfaqësuesve të komuniteteve dhe të shoqërisë civile, u bë ndarja e tri çmimeve të fituara në kuadër të projektit “Riciklimi përmes artit”, që filloi në javën e kaluar si iniciativë e përbashkët në mes të grupeve të vullnetarëve të dy pjesëve të studentëve dhe organizatave joqeveritare nga Mitrovica e Jugut dhe nga Mitrovica e Veriut.
Ky aktivitet është realizuar dhe është bërë i mundshëm duke u përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim, në Kosovë OSBE-ja. E pikërisht për t’i ndarë çmimet e fituara ishte i pranishëm edhe zëvendës drejtori i OSBE-së, në Kosovë, Kilian Wahl.
“Është shumë e rëndësishme dhe ne po e vërejmë që angazhimi i të dy palëve dhe të gjitha palëve është shumë i rëndësishm dhe kjo është një mënyrë e cila e formëson edhe ardhmërinë e përbashkët të të gjithë përfaqësuesve të këtij rajoni. Në veçanti edhe një herë po shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj rininë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë aktivitet dhe kanë qenë shumë këmbëngulës dhe të vendosur që me punën dhe veprimtarinë e tyre të tregojnë përkushtimin dhe dedikim për të ardhmen e tyre.”
30 pjesëmarrës të rinj konkurruan me punimet e tyre të ndërtuara nga materialet e ricikluara, por fatlum ishin tre persona, ku vendin e parë në këtë garë të riciklimit e fitoi Fjolla Beqiri, vendin e dytë Vuk Miletic dhe të tretin e zuri Arbenita Aliu. Fituesit e kësaj ngjarje, patën rastin që të flasin me Radio KFOR-in:“Unë Fjolla Beqiri, jam fituese e vendit të parë. Kam punuar shumë punime artistike, p.sh kam punuar skulptura me CD-ja që kanë qenë një sukses jashtë mase, për shkak se kam fituar edhe çmime të ndryshme për ato punime, por edhe ka qenë një punë e madhe që e kam bërë. Po ashtu ka pasur edhe punime të ndryshme me dërrasa ose me penj të ndryshëm, që kanë qenë materialisht jo të kushtueshme. Çdo herë sa provojmë diçka të re ka sukses dhe unë kam provuar të ricikloj diçka dhe ka pasur sukses.”
“Unë jam Arbenita Aliu dhe jam pjesëmarrëse në këtë garë. Faktikisht unë e kam fituar vendin e tretë. Ka një koë e gjatë që unë mirrem me riciklimin e letrës, bëj qafore edhe gjësende të ndryshme. Unë këtu kam garuar me një qafore nga letra e cila ju kishte pëlqyer të gjithëve dhe po më vjen mirë që ata e kanë pëlqyer punën time. Po më vjen shumë mirë që nuk jemi veç shqiptar, por jemi edhe serb, meqenëse sendet e mira gjithmonë duhet me na bushku, jo veç me ata por me gjithë njerëzit nëpër Botë.”
Qëllimi i aktivitetit të lartpërmendur është pastrimi i ambientit, por njëkohësisht ishte edhe prezantimi i talentit dhe shoqërimi i të gjithë të rinjëve që jetojnë në Kosovë.