Ikona më e njohur dhe më me ndikim e shekullit XX-të, Michael Jackson, pavarësisht mos prezencës së tij fizike tani e 9 vite, muzika e tij vazhdon të dëgjohet dhe për krijimtarinë e tij vazhdon të flitet edhe sot.
Së fundmi është hapur ekspozita “Michael Jackson: On the Wall’, që përmbledh veprat e më shumë se 40 artistëve të fotografisë dhe pikturës dhe veshje e objekte që i përkisnin artistit.
Në mbështetje të kësaj ekspozite, është emri i madh i modës, Hugo Boss, i cili ka sponsorizuar projektin respektiv.
Edhe përmes kësaj ekspozite kuptojmë ndikimin që këngëtari amerikan ka pasur, e vazhdon të ketë tek shumë artistë nga e mbarë bota.
Ekspozita është kuruar nga Nicholas Cullinan, drejtor i galerisë së arteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e hapur deri më 21 tetor, për të vazhduar më tutje në Francë, Gjermani dhe Finlandë.