Kitaristët e rinj Tringa Sadiku dhe Endrit Xërxa, do të performojnë sonte para publikut në Mitrovicë në koncertin e përbashkët të muzikës klasike në galerinë ‘Kosovo Art Exchange Galery’.
Tringa Ademi tregoi ekskluzivisht për Radio KFOR-in për programin e këtij koncerti:
“Për ketë koncert jemi pergatitur një vit dhe kemi punuar me profesor Xhevdet Sahatçiun dhe prof. asistent Drilon Çoçajn. Programi që do të luajmë është i larmishëm sepse do të kalojmë nëpër epoka të ndryshme të muzikës klasike, me kompozitor si: J. S. Bach, Anton Diabelli, Emilio Pujol, Leo Brouwer, William Walton, Joaquin Rodrigo, Agustin Barrios Mangore, Regondi dhe për fund kemi pergatitur edhe nje vepër duo veçanërisht për koncertin, bashkarisht me kolegun tim Endrit Xërxën”.
Tringa dhe Endriti, koncertin në fjalë do ta vazhdojnë në ditët në vijim edhe në Gjakovë dhe në Prishtinë.