– Me 21 nëntor, të vitit 1983, në Los Angeles u shfaq për herë të parë video klipi i famshëm me kohëzgjatje 14-minuta, i Michael Jackson për këngën “Thriller”, nga albumi ‘Thriller’. Video klipi i “Thriller”, do të shndërrohej në një nga video-klipet më të famshme dhe më të rëndësishme në historinë e muzikës pop.
– Në këtë datë, të vitit 1981, rock bendi Queen dhe këngëtari David Bowie, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore britanike, me duetin e tyre “Under Pressure”. Ata e regjistruan këngën së bashku në një studio gjermane dhe ky ishte bashkëpunimi i parë i David Bowie’t, me një këngëtar apo bend tjetër.
– Me 21 nëntor, të vitit 1975, këngëtari, kompozitori dhe pianisti britanik, Elton John u shpërblye me yllin e tij në Bulevardin e famshëm të yjeve në Hollywood, në ‘Hollywood Walk of Fame’.







