– Më 26 tetor, të vitit 2019, pulovri me pulla i veshur nga Kurt Cobain gjatë performancës legjendare të Nirvana-s në “MTV Unplugged” u shit në ankand për 334 mijë dollarë. Veshja në fjalë, u bë një nga simbolet e stilit të Cobain dhe një nga pjesët më të shtrenjta të rock-ut të shitura në ankand.
– Më 26 tetor, të vitit 1993, basketbollisti Shaquille O’Neal publikoi albumin e tij të parë, të cilin e emërtoi ‘Shaq Diesel’. Albumi në fjalë përfshin këngët “What’s Up Doc? (Can We Rock)”, “(I Know I Got) Skillz”, “I’m Outstanding” dhe “Shoot Pass Slam”.
– Më 26 tetor, të vitit 1985, diva e muzikës Whitney Houston arriti vendin e parë në top listat amerikane, me këngën “Saving All My Love For You”. Kënga fitoi edhe çmim Grammy Award për “Performancën më të mirë Vokale nga një Grua”, në vitin 1986.
– Me datën 26 tetor, të vitit 2015, këngëtari Justin Bieber, fitoi 5 çmime në ceremoninë vjetore në MTV European Music Aëards, duke përfshirë edhe çmimin e publikut.
– Në këtë datë, të vitit 1998, këngëtari/kantautori Eros Ramazzotti, dy ditë para ditëlindjes së tij të 35-të, publikoi albumin e tij të titulluar ‘Eros Live’, me 15 këngë të regjistruara gjatë koncerteve të tij mbarë botërore, përgjatë viteve 1997-98.







