Kur flitet për vendet me diversitet të madh gjuhësor, India, Kina apo Indonezia mund të jenë ndër emrat e parë që vijnë në mendje. Por rekordin për numrin e gjuhëve të gjalla e mban një shtet shumë më i vogël: Papua Guinea e Re. Sipas të dhënave të Ethnologue, në këtë vend fliten rreth 840 gjuhë të gjalla, më shumë se në çdo shtet tjetër. Pas saj renditen Indonezia me rreth 710 gjuhë, Nigeria me rreth 530, India me 453 dhe Kina me 306.
Diversiteti gjuhësor i Papua Guinesë së Re lidhet edhe me gjeografinë e saj. Terreni malor, luginat e thella dhe izolimi historik i shumë komuniteteve kanë favorizuar zhvillimin e gjuhëve të ndryshme në zona relativisht të afërta me njëra-tjetrën. Një tjetër veçori është numri i vogël i folësve të shumë prej këtyre gjuhëve. Një pjesë e konsiderueshme përdoret nga komunitete me më pak se 1,000 persona, çka e bën ruajtjen e tyre një sfidë të rëndësishme kulturore dhe gjuhësore.
Në Papua Guinenë e Re, diversiteti nuk matet vetëm me qindra komunitete dhe kultura, por edhe me 840 mënyra për tu shprehur me fjalë.







